Flash News

E-TJERA

Shkoi për inspektim në terren, por humbi jetën. Kush është viktima e parë e përmbytjeve në Durrës?

Shkoi për inspektim në terren, por humbi jetën. Kush

Astrit Hysenaj u gjet i pajetë në një kanal në afërsi ish-Repartit Ushtarak në 'Plepa'. 54-vjeçari ishte punonjës i Komunales dhe kishte dalë në terren për të inspektuar.

Hysenaj, në krye të detyrës, dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit në një kanal e për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit u gjet në një kanal kullues, pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s.

Durrësi po përballet me një situatë tejet kritike të përmbytjeve. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos në qytet pasi rrugët janë kthyer në lumenj ku qytetarët janë detyruar të marrin varkat.

Shkak janë bërë bllokimi i kanaleve kulluese për të cilat duket se autoritetet nuk kanë marrë masa paraprake.

 

Të fundit