Flash News

E-TJERA

Shkon në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar nga policia, Prokuoria nis hetimet; dita e dytë e bllokimit të fluturimeve

Shkon në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar nga policia,
Foto ilustruese

Ka shkuar në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar në polici. Një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici, ndërsa pjesa tjetër u shoqërua nga policia pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet lidhur me këtë çështje. Ata akuzohen për veprën penale "shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Kjo ngjarje solli reagime pati reagime të ashpëra nga qeveria. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama e kanë cilësuar si një grusht shteti, i nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit tha se kontrollorët duhet të rikthehen në punë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këtë situatë.

Kërkesat e punonjësve të Albcontrol janë:

-Rikthim i kolegëve në punë;

-Shfuqizim i vendimeve të bordit;

-Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

-Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

-Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Të fundit