Flash News

E-TJERA

Shkresa e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit: Skaneri jashtë funksionit, kamerat me probleme

Shkresa e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit: Skaneri

Kamber Hoxha, drejtori i burgut të Peqinit, u arrestua pas ngjarjes së rëndë ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi të burgosurin tjetër, Indrit Shaqen.

Arma e krimit që përdori Mjacaj për të vrarë Lleshin, dyshohet të jetë futur me ushqimet që i sillnin të dënuarit. Fakti që nuk është vënë re nga skaneri del edhe në një shkresë që Kamber Hoxha i kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve më 30 Nëntor 2023, ku e informonte se: “Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon që nga data 21.10.2023.”

Një tjetër problematikë që Kamber Hoxha ka shprehur është monitorimi me kamera. Në shkresë thuhet se monitorimi ka probleme me teknologjinë dhe ambientet e përbashkëta kanë vetëm një kamera që i monitoron, duke e bërë të pamundur.

“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka probleme me teknologjinë, në regjim të brendshëm ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa, palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatët, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Në të dyja godinat, sektorët mbulohen vetëm me një kamera, por duke pasur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme, e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamera,” thuhet në shkresë.

Serioze ka qenë edhe problematike me mbylljen e dyerve, ku Hoxha ka shprehur se në turnin e natës shulat e qelive kishin cilësi të dobët duke cënuar sigurinë e institucionit.

“Drynat e shulave të cilët mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve”, thuhet më tej në shkresë.

Shkresa e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit: Skaneri Shkresa e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit: Skaneri Shkresa e drejtorit për problematikat në burgun e Peqinit: Skaneri

Të fundit