Flash News

E-TJERA

“Shkrirja” e gjykatave, Llagami: S’ka gjyqtarë dhe aplikime

“Shkrirja” e gjykatave, Llagami: S’ka gjyqtarë dhe

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka folur për hartën e re gjyqësore gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve. Ajo tha se “shkrirja” e gjykatave erdhi pasi nuk ka gjyqtarë.

Sipas Llagamit, gjyqtarët nuk aplikojnë nuk aplikojnë gjyqtarë në Gjykatat e Apelit të rretheve  përveç asaj të Tiranës.

Gjithashtu bëri me dije se kur kanë hapur procedurat në Shkodër dhe Korçë dhe nuk ka aplikuar asnjë. Kujtojmë se ky vendim është kritikuar dhe se avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore.

"Tek harta gjyqësore kemi parë mundësinë e vakancave dhe riorganzimin e dekretit aktual për numrin total. Ne kemi shqetësim se s'kemi prurje. Nuk aplikojnë gjyqtarë, përveç Apelit Tiranë se nuk marrin riskun të përfshihen në procedura se kemi standardin që po nuk kalove vettingun me formë të prerë, nuk fillon procesi i vlerësimit.

E dyta nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor", tha Llagami.

 

Të fundit