Flash News

E-TJERA

Shkrirja e Studimeve Albanologjike, Përzhita: Ka një tendencë që nuk e dimë kujt i shërben

Shkrirja e Studimeve Albanologjike, Përzhita: Ka një tendencë

Projekt-vendimi për shkrirjen e Akademisë së Shkencave është një projekt tendencioz sipas senatit të kësaj akademie.

Në një deklaratë për mediat, studiuesi dhe rektori i Akademisë së Studimeve, Luan Përzhita thekson se akademikët nuk ishin vënë në dijeni për këtë fakt dhe se Akademia e Shkencave, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, nuk ka të drejtë që të krijojë institute.

“ Në dijeninë time nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për një normalitet, kjo është në kundërshtim me rregullat.

Ne në mbledhjen e parë të senatit, senati ka vendosur që procedurat për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Unë nuk e di që ka ndryshuar ligji për arsimin e lartë. Unë besoj se ka një tendencë që nuk e di kujt i shërben.

Për sa i takon pjesës së instituteve, ata nuk do të shkojnë te Akademia e Shkencave, por do të shkojnë grimca të tyre. Atëherë i bie të mos ketë më studime Albanologjike.

Do të ndjekim të gjitha hapat ligjore”, u shpreh Përzhita.


 

Të fundit