Flash News

E-TJERA

Shkrumbimi i pallatit në Tiranë, zbardhen emrat e 4 të arrestuarve

Shkrumbimi i pallatit në Tiranë, zbardhen emrat e 4 të

Janë publikuar emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me zjarrin që shkrumboi dhjetëra apartamente në një pallat në Tiranë, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë në ndërtim dhe përgjegjësitë zinxhir.

Në pranga kanë rënë inxhinieri Enver Admi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e “Big Market” që ndodhej në katin e parë të godinës, Razie Sula.

Arrestimet vijnë ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë, me autoritetet që po përpiqen të zbardhin jo vetëm origjinën e flakëve, por edhe përgjegjësitë konkrete të secilit prej të përfshirëve në ndërtim, administrim dhe funksionim të objektit.

Nga zjarri i rënë një ditë më parë, 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Paraprakisht raportohen rreth 30 apartamente të djegura plotësisht.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimin mbi standardet e sigurisë në ndërtesat e reja, ku shpesh dyshohet për mungesë kontrolli dhe zbatim të dobët të rregullave teknike, pasoja që në këtë rast u materializuan në një bilanc të rëndë për banorët.

Të fundit