Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet nga flakët "beach-bari" në Radhimë

Shkrumbohet nga flakët "beach-bari" në Radhimë

Një "beach-bar" është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në zonën e Radhimës në Vlorë.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve objekti është shkrumbuar thuajse totalisht.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Forcat e policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje. 

Të fundit