Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Procesi ndaj Berishës i kurdisur për ta denigruar

Shkullaku: Procesi ndaj Berishës i kurdisur për ta denigruar

Analisti Armand Shkullaku ka komentuar masën e kërkur nga SPAK për kryedemokratin Sali Berisha.

I ftuar në Syri TV, Shkullaku u shpreh se i gjithë procesi është bërë për të denigruar figurën e Berishës. Shkullaku tha se e gjitha po bëhet për të degjeneruar figurën e kundërshtarit për sa kohë nuk ka ende asnjë provë.

Shkullaku: Detyra ime e parë është të ngre sinjalin e alarmit kur shoh që një pushtet i ndarë shkrihet dhe bëhet brekë e bythë me pushtetin. Mua kjo më shqetëson dhe për mua kjo është kambanë alarmi për të gjithë. Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri kur drejtësia bëhet pjesë e paradhomës së pushetit dhe merr urdhra nga pushteti.

Çfarë i kushtonte kësaj drejtësie të re ta çonte në parlament dhe ta bënte si njerëzit, autorizim për kufizimin e lirisë për deputetin Sali Berisha siç e bëri për Saimir Tahirin. Detyrim paraqitje, dorëzim i pasaportës, merr autorizim nga parlamenti dhe zoti Berisha do të ishte i detyruar ta zbatonte.

Zoti Berisha deklaroi se nqs parlamenti e autorizon këtë kufizim të lirisë time unë do ta zbatoj. Këta nuk e bënë, pse nuk e bënë? E para për të treguar se këta janë të aftë për të degjeneruar çdo kundërshtar politik të Edi Ramës dhe e dyta në rast se do shkonin në parlament do të duhej të paraqisnin provat për akuzën që kanë ngritur dhe ne akoma nuk e dimë se kush janë këto prova.

Çfarë do i kushtonte drejtësisë së re që një gjyqtare e cila është shkarkuar nga zoti Berisha ta zëvendësonin me një gjyqtare tjetër. Gjithë procesi ishte kurdisur për të degraduar dhe denigruar figurën e Sali Berishës.

Të fundit