Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Rama vendos se kur do të shkarkohet Veliajt

Shkullaku: Rama vendos se kur do të shkarkohet Veliajt

Analisti Armand Shkullaku ka komentuar raportet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe shkarkimin e pritshëm gjatë ditës së nesërme,.

I ftuar në Syri tv, ai tha largimi i kryebashkiakut është vendosur vetëm nga Rama.

Gjatë bisedës, Shkullaku u shpreh se, Rama vendos për çdo gjë dhe nuk do të ja dijë për pushtetet e tjera.

Qorrsokaku më i madh është të diskutosh në një vend, ku një njeri i vetëm kontrollon gjithë pushtetet, a është ligjore shkarkimi, apo nuk është ligjor shkarkimi i Erion Veliajt. A duhej hequr imuniteti i Sali Berishës për masën e ndalimit, apo duhej marrë leje në parlament, apo SPAK me bënte drejtpërdrejt.

Kujt i takon vula e PD, etj. Unë e kam quajtur edhe skizofreni tonë, kur një njeri jep urdhër dhe të gjitha gjërat bëhen sipas atij urdhri, dhe ne këtu tjerrim lesh, duke thënë, e ja shiko se ai e thotë me arsye, e thotë pa arsye. Arsyeja e vetme ne e dimë se kush është,’ - tha Shkullaku.

 

Të fundit