Flash News

E-TJERA

Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e qarkullimit rrugor në Elbasan, reagon AMP

Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e qarkullimit rrugor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Elbasan mes shoferit të prokurorit të SPAK dhe drejtuesit të policisë së qarkullimit rrugor.

 Mësohet se gardisti Mateo Ademi 25 vjeç, i cili është shofer i prokurorit të SPAK Alfred Shehu, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve.

“Pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, thuhet në njoftimin e AMP.

Të fundit