Flash News

E-TJERA

Shoferja me ‘Benz" përplas biçikletën, plagoset një person në Korçë

Shoferja me ‘Benz" përplas biçikletën, plagoset

Një aksident u shënua pasditen e sotme në Korçë.

Sipas policisë, mjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

“Sot rreth orës 16:15, në bulevard "Republika", Korçë, automjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Të fundit