Flash News

E-TJERA

“Shoqërohet skutave me subjekte të OFL”, Meta i përgjigjet Ramës: Kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë

“Shoqërohet skutave me subjekte të OFL”, Meta i

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit takohet skutave me subjekte të OFL.

Nga Fieri, Meta e ka cilësuar Ramën një “kuisling”, që do të thotë, një person që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që tradhton popullin e tij.

Meta tha se Rama dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojë se në Vlorë nuk bëhet shaka, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. 

“Dje kam patur një darkë me gazetarët e Vlorës informale. Pa përjashtuar asnjë. Në darkë ka qenë edhe Bujar Leksaj dhe Damian Gjiknuri. Zotin Damian e kam ftuar vetë pasi shpesh ai ka qenë i detyruar nga kryeministri për të shpifur ndaj takimeve në mia.

Darka fokusin e kishte te transparenca e procesit zgjedhor dhe që të mos provokohet me shakara pa kripë që janë rrugaçëri. Të jetë i qetë edhe kryeministri. Deri në 26 Prill do jemi në Vlorë. Do jem ditën dhe natën.

Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

 Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”, tha Meta.

Të fundit