Flash News

E-TJERA

"Shoqëroi zyrtarët e PD", policia i përgjigjet Gazment Bardhit: Do merren në pyetje, në seli dëshmuan vetëm deputetët

"Shoqëroi zyrtarët e PD", policia i përgjigjet Gazment

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Ky i fundit tha se policia ka shoqëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe se në kundërshtim me ligjin kontrolloi zyrat e deputetëve.

Policia sqaron se në selinë blu janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Blutë thonë se do të vijojnë me vendosmëri për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.

"Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje", thuhet ndër të tjera në reagimin e policisë.

Të fundit