Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Short "ferri" për kombëtaren, ja datat e ndeshjeve të Shqipërisë
Është hedhur pasditen e kësaj të shtune në Hamburg të Gjermanisë shorti për finalet e Kampionatit Europian 2024, me finalet e kompeticionit që do të zhvillohen në Gjermani në muajt qershor – korrik 2024. Shqipëria është pozicionuar në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Një short mjaft interesant për Kombëtaren shqiptare, që kualifikohet për herë të dytë në historinë e saj në finalet e një Kampionati Europian.
Sipas FSHF, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.