Flash News

E-TJERA

Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e masakrës në Shkodër, zbulohet banesa që përdorej si bazë për municionet

Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e masakrës

Janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Në kërkim janë shpallur shtetasit B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të dy të dyshuar për sigurimin e mjeteve dhe kushteve për kryerjen e krimeve.

Gjatë kontrollit të një baze që përdorej nga të dyshuarit u sekuestruan: 7 armë zjarri, municion luftarak, 45 kapsolla detonatore, 5 dronë, pajisje shtesë për dronë, laptop, 5 aparate fotografike dhe një automjet “Audi” me targa të vjedhura.

Po ashtu, u sekuestruan: 2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë), skafandër, maskë, jelek antiplumb, shishe me lëndë djegëse, automjeti i vjedhur dhe motomjeti që mbeti në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gila, u arrestua një ditë më parë disa orë pas atentatit. Dyshohet se shënjestër ishte Erogen Vaso allias Bajroviç, por ky i fundit, ka mohuar të ketë lidhje me grupe kriminale.

Nga atentati mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagos Erogen Bajroviç dhe një kameriere e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Të fundit