Flash News

E-TJERA

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë, mashtroi një qytetare

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë, mashtroi një

Policia ka shpallur në kërkim K. K., 59-vjeçe, avokate në Lushnjë, pasi mashtroi  një qytetare.

Sipas njoftimit të policisë, avokatja dyshohet se i ka marrë një shumë eurosh qytetares, duke pretenduar se do të përshpejtonte procesin e regjistrimit të pronës së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, njofton policia.

Të fundit