Flash News

E-TJERA

Shpërndarësit të kokainës në ish-Bllok i sekuestrohen edhe 60 milionë lekë

Shpërndarësit të kokainës në ish-Bllok i sekuestrohen

Marsel Dokut, i cili u arrestuar ditën e sotme nën akuzën e prodhimit dhe shpërnjdarjes së lëndëve narkotike, i janë gjetur sekuestruar edhe 60 milionë lekë të vjetra.

Burimet zyrtare njoftojnë se policia, pas operacionit policor të koduar “Blloku” ku u vu në pranga 39-vjeçari, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

39-vjeçari shpërndante doza kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Gjatë kontrollit të banesës së motrës së tij u gjetën dhe sekuestruan 150 doza kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në gjendje të lirë u procedua dhe e motra e tij, shtetasja K.D., 61 vjeç, pasi pengoi në zbulimin e të vërtetës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit