Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Has, plagoset pronarja e shtëpisë

Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Has, plagoset

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjte brenda një banese në Has.

Si pasojë e shpërthimit mësohet se ka mbetur e plagosur pronarja e shtëpisë, shtetasja SH.D, e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu shpërthimit ka shkatuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të fundit