Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë 50 vjeçari

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë 50

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi në banesën e tij shpërtheu bombula e gazit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

Të fundit