Flash News

E-TJERA

Shpërthen në flakë garazhi në Durrës, digjen dy automjete

Shpërthen në flakë garazhi në Durrës, digjen dy

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas dëshmive të banorëve, zjarri ka përfshirë një ndërtesë ku ndodheshin dy automjete  një fuoristradë dhe një triçikël të cilat janë djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Të fundit