Flash News

E-TJERA

Shpërthim me lëndë plasëse në servisin e makinave në Fushë-Krujë, detajet nga policia

Shpërthim me lëndë plasëse në servisin e makinave
Foto ilustruese

Shpërthim me lëndë plasëse në servisin e makinave ka ndodhur në fshatin Luz, Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se A. G, banues në fshatin Luz ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. 

Njoftimi i policisë

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

 Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit