Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në banesën e Klea Gjatës, e dashura e të dënuarit Laert Haxhiu

Shpërthim tritoli në banesën e Klea Gjatës, e dashura e
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sasi lënde plasesë e dyshuar tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një pallat në lagjen "Gafurr Muça" në Lushnjë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati, në zonën që prek banesën e Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Të fundit