Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me 14 viktima, reagon politika shqiptare: Ngjarje tronditëse, përqafim vëllazëror për komunitetin tetovar

Shpërthimi me 14 viktima, reagon politika shqiptare: Ngjarje

Politika shqiptare ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tetovë, ku si pasojë e një shpërthimi në spitalin covid, mbetën të pajetë 14 persona.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!" Kështu shkruajti presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ai ka shprehur solidaritetin me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarëve. Sipas Metës, kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka dërguar "një përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut".

Shpërthimi me 14 viktima, reagon politika shqiptare: Ngjarje

Në të njëjtën linjë edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarëve, duke i cilësuar pikëlluese lajmin që erdhi nga Tetova.

 

Të fundit