Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol në Pogradec, flet banori: Tmerr ishte, thashë se na erdhi ‘rusi’

Shpërthimi me tritol në Pogradec, flet banori: Tmerr ishte,

Shpërthimi me tritol në Pogradec ka tronditur banorët e pallatit.

Një dëshmitar ka deklaruar se pas shpërthimit kanë parë nga dritarja tym të zi. Ai shprehet se copat e tullave janë mbledhur nga pastrueset dhe më pas ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.

“Ora 2 e 5 ka qenë. Shpërthim i fuqishëm shumë, ne thamë ra pallati. Kur pashë nga penxherja e banjës pashë tym të zi atje. Pastrueset ishin ato që i hëngrën copat e tullave sepse qëlluan aty, po pastronin. Bërtitën ato pastrueset. Kaq pashë, erdhi policia dhe zjarrëfikset pastaj. Tmerr ishte thashë si ia bëjnë ata të Izraelit, Palestina. Obobo unë thashë se na erdhi rusi”, deklaroi dëshmitari.

 

Të fundit