Flash News

E-TJERA

Shpërthimi me tritol në Pogradec, shënjestër ishte Meard Berberi, pjesë e grupit që sulmoi Hotel ‘Volorekën’

Shpërthimi me tritol në Pogradec, shënjestër ishte Meard

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur në sheshpushimin e një pallati në Pogradeci. Lënda plasëse ishte vendosur mes katit të parë dhe katit të dytë.

Dyshohet se objektiv i këtij sulmi me tritol ka qenë Meard Berberi, një person i njohur me precedent të theksuar penal.

Berberi ka qenë pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel ‘Volorekën’ në vitin 2020.

Ai rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim. Ai ka qenë i punësuar pranë strukturave vendore të bashkisë së Pogradec, konkretisht në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve, si drejtor juridik.

Në vitin 2016, Meard Berberi u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellësit, pasi ky i fundit e uli në detyrë, dhe kërkoi që ta linte si punonjës të thjeshtë. Për pasojë, Berberi e kërcënoi me jetë.

Hotel Voloreka u vu në qendër të dy atentateve me armë brenda 7 ditë, më 1 dhe 8 gusht 2020, ku në fokus ishte pronari i saj Jetmir Muçllari. Për këtë ngjarje u arrestuan 5 persona, mes tyre dhe Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës",  organizatori i sulmeve të kryera.

Të fundit