Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Portin e Sarandës, identifikohet viktima, biznesmen i mjeteve të rënda të ndërtimit

Shpërthimi në Portin e Sarandës, identifikohet viktima, biznesmen

24 orë pas ngjarjes, identifikuar personi që humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Portin e Sarandës.

Viktima është Armandi Nelaj, 52-vjeç, banues në Sarandë dhe njihet si biznesmen prej 13 vitesh që zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. 

Mësohet se ai ishte i veshur si polumbar, por janë ende të paqarta lëvizjet e tij në det në momentin e shpërthimit. 

Paraprakisht, një nga pistat e hetimit nga policia është se mund të kemi të bëjmë me akt kriminal ose viktima të ishte pjesë e një akti të planifikuar dhe ka dyshime se shpërthimi ka ndodhur nga tritol dhe jo nga bombula.

 

Të fundit