Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Portin e Sarandës, dyshime për atentat me eksploziv, ç'gjetën polumbarët

Shpërthimi në Portin e Sarandës, dyshime për atentat me

Zbardhen detaje të reja lidhur me shpërthimin e natës së mbrëmshme në Portin e Sarandës, ku  humbi jetën një person. 

Sipas News24, dyshohet se shpërthimi të jetë shkaktuar nga eksplozivi.

Palombarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se ka pasur një shpërthim eksplozivi. Nuk dihet cili ka qenë objektivi, por ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 22.00 kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.

Edhe pse viktima ende nuk është identifikuar, burime të besueshme bëjnë me dije se ai është shtetas shqiptar dhe jo i huaj, sic u raportua fillimisht. 

 

Të fundit