Flash News

E-TJERA

Shpërthimi në Vlorë, flet nëna e të dënuarit Gentjan Zotos: Jetoj vetëm, jam habitur nga ngjarja

Shpërthimi në Vlorë, flet nëna e të dënuarit

Janë publikuar pamjet nga banesa ku mbrëmjen e së premtes ndodhi shpërthimi me lëndë eksplozive, në derën e 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës. Fatmirësisht ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa vetë e moshuara ka qenë brenda banesës në momentin e shpërthimit.

Duke folur për mediat, Bakie Zoto u shpreh se jeton e vetme dhe se nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd në zonë. Ajo tregoi se policia mbërriti menjëherë pas shpërthimit dhe se ngjarja e ka lënë të habitur.

“Jetoj vetëm. Shpërthimi ndodhi rreth mesnatës. Erdhi policia menjëherë. S’kam dëme të tjera. Kam vite që jetoj këtu dhe nuk kam pasur probleme me njeri. Nuk di asgjë, jam çuditur edhe vetë,” tha 63-vjeçarja.

Nga pamjet e vendit të ngjarjes duket se shpërthimi ka dëmtuar kryesisht derën e jashtme të banesës, pa shkaktuar pasoja të tjera.

 

Të fundit