Flash News

E-TJERA

Shpjegimi i avokatit: Si mund ta rrëzojë Kushtetuesja ankimin e Veliajt

Shpjegimi i avokatit: Si mund ta rrëzojë Kushtetuesja ankimin e

Avokati Jordan Daci ka komentuar ankimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në Euronews Albania, Daci tha se Veliaj me depozitimin e ankimit, ka pezulluar automatikisht efektin e vendimit për shkarkimin.

“Nga ankimi i sotëm në Kushtetuese, vendimi për shkarkimin është pezulluar dhe pasojat janë që Veliaj është kryetar deri në ditën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse e rrëzon, botohet në Fletoren Zyrtare. Ose, nëse e pranon ankimimin e tij, ai s’ka pushuar asnjëherë së qeni kryetar. Sot që ne flasim, kryetar është ai dhe do të vazhdojë të mbetet deri kur të dalë vendimi i Kushtetueses”, tha Daci.

Avokati tha se nëse ndodh një ndarje 4 me 4 e votave në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ankimi do të rrëzohej automatikisht pa një vendim.

“Për mua është një çështje e lehtë për t’u ndarë por nëse votat ndahen 4 me 4, ankimimi i Veliajt do të rrëzohej pa vendim, por që nuk do të ishte profesionale”, tha ai.

Të fundit