E-TJERA

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit, si erdhi propozimi

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e

 

Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur debatin mbi delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy shteteve fqinje.

Lajmi u bë i ditur në konferencën e përbashkët mesditën e së martës në Tiranë, mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’u drejtohen instancave ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi ‘i’ në bazë të ekspertizës dhe në bazë të drejtës ndërkombëtare të detit. Nuk shohim një pamundësi zgjidhje. Janë të zgjidhshme dhe ne jemi në rrugën për t’i zgjidhur”, tha Rama në daljen për mediat .

Por si erdhi ideja?  Në shtator të këtij viti, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Athinë në forumin e organizuar nga revista prestigjiozja “The Economist”, me temë “Ballkani Përtej 2020”. Ai foli për çështjen e detit me Greqinë duke thënë se shpreson në arritjen e një marrëveshje, me palë të treta ose në gjykata ndërkombëtare.

Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi.

Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare.

Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakënaqësi’. Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve”, u shpreh Rama në atë atakim, duke dhënë shembullin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Nga ana tjetër, “furtuna” e krijuar në Shqipëri muajt e fundit ka trazuar jo pak ujërat e politikës dhe opinionit të gjerë publik.

Duket se një situatë e tillë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, në kushtet e moszgjidhjes së këtij problemi do ta bënte qeverinë më pak të favorshme sa i takon impaktit elektoral.

Kundërshtitë mes palëve duket se janë shfaqur kur nisën negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të humbura nga ish-kryeministri Cipras dhe të fituara nga kryeministri aktual Mitsotakis, në korrik 2019  e zhvendosën Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë nga prioritetet e Greqisë, në vitin e parë të mandatit qeverisës Mitsotakis. 

Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, të arritur në kohën, kur në pushtet ishte opozita e sotme jashtë parlamentare.

Me votë unanime e  konsideroi si marrëveshje "antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm". 

Konventa e të Drejtës së Detit, e miratuar në Montego Bay në vitin 1982, e ratifikuar nga të dyja vendet fqinje, u jep vendeve që e kanë ratifikuar të drejtën të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje. Por vetëm, nëse këtë e lejojnë rrethanat gjeografike.  

Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike. 

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit e thotë qartë në 320 nenet e saj, se secili vend  ushtron “sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat.”
Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një hapësirë në Detin Jon, ku koordinatat detare në hartë mungojnë. 

 

 

 

Ditari politik

Të fundit