Flash News

E-TJERA

Shqipëria hap nesër negociatat me BE për ‘Axhendën e gjelbër’

Shqipëria hap nesër negociatat me BE për ‘Axhendën e

Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa do të hapen zyrtarisht negociatat për 4 kapituj të tjerë, Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Ndërsa më datë 2 tetor, Shqipëria hap negociatat për kapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kjo është data e projektuar dhe miratuar në parim. Me hapjen e tyre Shqipëria nis bisedimet për të 33 kapitujt.

Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse.

Të fundit