Flash News

E-TJERA

Shqipëria heq vizat për turistët rusë

Shqipëria heq vizat për turistët rusë

Shqipëria ka hequr vizat për turistët rusë. Lajmin e ka bërë me dije ambasada e Rusisë në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky vendim është për periudhën 1 prill – 31 dhjetor të këtij viti dhe afati i lejuar i qendrimit është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

"Hiqen viza për turistët rusë
Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021. Afati i lejuar i qendrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes." thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.

Ky vendim vjen në prag të hapjes së sezonit turistik dhe bëhet me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve të huaj.

Të fundit