Flash News

E-TJERA

Shqipëria mundet 0-1 nga Polonia në ‘Air Albania’, Botërori mbetet ëndërr për Kombëtaren

Shqipëria mundet 0-1 nga Polonia në ‘Air Albania’,

Shqipëria ka humbur ndeshjen përballë Polonisë 0-1 në stadiumin ‘Air Albania’, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” .

Shqipëria ka pësuar gol në minutën e 77 nga Swiderski.

Tifozët kanë qëlluar futbollistët me bidonë uji nga shkallët e stadiumit, dhe për këtë arsye gjyqtari mori vendimin për të ndërprerë ndeshjen.

Ndeshja rinisi pas afro 25 minutash ndërprerje, por nuk mundi të shënojë asnjë gol apo të kalojë në avantazh.

Kombëtares i duhej një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë mbushën stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luajti me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve të futbollistëve.

Polonia arriti të marrë 3 pikë, duke u ngjitur në vend të dytë dhe kuqezinjtë që zbresin të tretët.

 

 

 

Të fundit