Flash News

E-TJERA

“Shqipëria s'do të jetë kamp refugjatësh"/ Qeveria e mohoi, por marrëveshja parashikon pranimin e emigrantëve; dokumenti

  “Shqipëria s'do të jetë kamp refugjatësh"/

Prej ditësh pjesë e debatit publik është ndërtimi i kampeve në Shqipëri për refugjatët nga Lindja e Mesme që kalojnë ilegalisht kanalin anglez.

Mediat britanike kanë raportuar se emigrantët e paligjshëm që synojnë MB do të kthehen në Shqipëri dhe se do të paguhet 100 mijë paund për çdo refugjat.

Qeveria shqiptare i ka mohuar lajmet, duke i cilësuar të pavërteta, duke këmbëngulur se nuk ka dhe se s'do të ketë një marrëveshje të tillë.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend që do të shndërrohet në kamp refugjatësh. Ka vende më të pasura që mund të ndërtojnë kampe", është shprehur kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë në Komisionin për Sigurinë u diskutua “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.

I ftuar për të shpjeguar detaje ishte zv.ministri i Jashtëm Andi Mahila, i cili e mohoi sërish që Shqipëria do të marrë emigrantët që do të kthejë Britania. Por nëse shohim marrëveshjen, e cila pritet të miratohet në Kuvend, thuhet se Shqipëria do t'i pranojë refugjatët.

Në nenin 7 të marrëveshjes thuhet se palët që do ta nënshkruajnë do të pranojnë pa formalitete çdo shtetas nga palët të treta, i cili nuk i plotëson rregullat e hyrjes ose qëndrimit në shtetin e palës kontraktuese, që në këtë rast janë Shqipëria dhe Britania.

“Shqipëria s'do të jetë kamp refugjatësh"/

Kjo parashikohet dhe në realacionin shoqërues, ku theksohet detyrimi për ripranimit të personave nga vendeve të treta dhe ata pa shtetësi.

“Shqipëria s'do të jetë kamp refugjatësh"/

Mundësinë nuk e përjashtoi as ministri i Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab, i cili tha disa ditë më parë: Ne po shikojmë partneritetet ndërkombëtare që mund të nxjerrin trajtimin e azilantëve jashtë Britanisë në mënyrë që të përpiqemi të zvogëlojmë faktorin e tërheqjes, që do të thotë se njerëzit mendojnë se mund të përfitojnë me sukses nga këto rrugë. Më falni që të mos komentoj për vendet individuale, shumë nga këto diskutime janë në një fazë paraprake, janë shumë më tepër se vetëm një partner.

 

Të fundit