Flash News

E-TJERA

“Shqiptarët e dinë se Mcgonigal ishte sekretar Shteti në Amerikë që të bën non grata me lekë”

“Shqiptarët e dinë se Mcgonigal ishte sekretar Shteti në

Vijnë reagimet e para pasi ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për  akuzat lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili sipas të dhënave të gjykatës u bë burim në një hetim të FBI-së.

Juristi Ylli Manjani shkruan në rrjetet sociale me ironi se shqiptarët e dinë se në vitet 2013-2023 Mcgonigal ishte sekretar Shteti në Amerikë që të bën no grata kundrejt parave.

Postimi i plotë:

Referuar fjalorit politik të Shqipërisë 2013-2023, shqiptarët e dinë se:

1. Soros është President i Amerikës,që bën lëmsh çdo gjë.

2. Mcgonigal sekretar Shteti në Amerikë që të bën non grata me lekë.

3. Lu dhe Kim janë drejtorët e SPAK që fusin dynjanë në burg dhe i ofrojnë bar opozitës.

4. Vlahutin është shefe e gjithë BE, ka ble dhe vilë te rolling hills.

5. Sorecca e zëvendëson Vlahutinin, ka edhe dashnore.

6. Toni Blair rregullon çunat e Londrës, dhe bën pushime ne Dhërmi me helikopter..

7. E shoqja e Tony bën lekë me arbitrazhet që ne humbim.

Kujtojmë se kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza se ish agjenti i FBI përgatiti dosjen e shpalljes së tij ‘non-grata’ sepse u pagua nga Rama.

 

Të fundit