Flash News

E-TJERA

Shqiptari që shpëtoi delet nga flakët në Greqi zgjidhet nga BBC si një nga fotot më të bukura të 2025

Shqiptari që shpëtoi delet nga flakët në Greqi zgjidhet nga

33-vjeçari shqiptar, i cili shpëtoi delet nga zjarri masiv që preku Patrën ka tërhequr vëmendjen jo vetem të opinionit publik grek, por edhe të mediave të huaja prestigjioze. 

BBC e ka përzgjedhur këtë foto si një nga imazhet më mbresëlënëse të vitit 2025 deri më tani, të cilën e përshkruan: "Në një sfond tymi të trashë që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në gusht, një burrë shqiptarë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele që i ngjitet për të shpëtuar jetën.

Gjesti sjell në mendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve 2 dhe 3 , ku Krishti mban mbi supe një kafshë të cenueshme. Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur  qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi - përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit". 

Të fundit