Flash News

E-TJERA

Shqiptari vrau gruan në Greqi, flasin familjarët: I bëjmë thirrje të dorëzohet

Shqiptari vrau gruan në Greqi, flasin familjarët: I bëjmë

Daja i autorit, Jetnor Lumani, shqiptarit i cili vrau gruan në Greqi duke lënë pas 4 fëmijë, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për TCH, ai është shprehur se ngjarjen e kanë mësuar nga televizori, ndërsa i ka bërë thirrje nipit të dorëzohet në polici. Ai ka deklaruar gjithashtu se 40-vjeçari kishte pasur probleme të shëndetit mendor dhe ishte i trajtuar me kartelë.

Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku jeton familja, në rrugën Konstanta. Sherri filloi brenda apartamentit dhe më pas vazhdoi në hyrje të pallatit. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej katër fëmijëve të çiftit, i cili ka deklaruar se ka parë babain duke therur nënën e tij.

Të fundit