Flash News

E-TJERA

Shtëpia e Bardhë nuk e përmend Ramën në Bordin e Paqes: Si qëndron e vërteta e ftesës së Trump?

Shtëpia e Bardhë nuk e përmend Ramën në Bordin e Paqes:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i entuziazmuar ndaj një ftesë tw supozuar nga presidenti Donald Trump për Bordin e Paqes, duke lavdëruar arritjet e tij ndërkombëtare.

Megjithatë, në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, emri i Ramës nuk figuron ndër anëtarët e Bordit Ekzekutiv, ku përfshihen figura si Jared Kushner, Sir Tony Blair dhe Marco Rubio.

Deklarata shton se "anëtarët shtesë të Bordit Ekzekutiv dhe të Bordit Ekzekutiv të Gazës do të njoftohen gjatë javëve të ardhshme", por deri tani Rama nuk është përfshirë.

Reagimi i kryeministrit duket se i përket interpretimit të tij personal të ftesës, duke krijuar një hendek mes entuziazmit të Ramës dhe realitetit zyrtar.

Bordi Ekzekutiv i Bordit të Paqes:

  • Presidenti Donald J. Trump (kryetar)
  • Marco Rubio
  • Steve Witkoff
  • Jared Kushner
  • Sir Tony Blair
  • Marc Rowan
  • Ajay Banga
  • Robert Gabriel

Bordi Ekzekutiv i Gazës (për implementimin dhe administrimin e tranzicionit):

  • Steve Witkoff
  • Jared Kushner
  • Hakan Fidan (Ministër i Jashtëm i Turqisë)
  • Ali Al-Thawadi
  • Gjenerali Hassan Rashad
  • Sir Tony Blair
  • Marc Rowan
  • Reem Al-Hashimy (Ministre e Emirateve të Bashkuara)
  • Nickolay Mladenov
  • Yakir Gabay
  • Sigrid Kaag

 

Të fundit