Flash News

E-TJERA

Shtëpia mori flakë, vdes i moshuari në Lushnjë, shpëton bashkëshortja e tij

Shtëpia mori flakë, vdes i moshuari në Lushnjë, shpëton

Një banesë në fshatin Bubullimë të Lushnjes është përfshirë nga flakët natën e kaluar, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Mësohet se viktima është 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa ka arritur që të shpëtojë bashkëshortja e tij, Kristina Koçi.

Banesa është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije elektrike. Pasi janë sinjalizuar për rastin, shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.

Të fundit