Flash News

E-TJERA

Shtohen zërat që kërkojnë largimin e Bashës, Kulluri: Të miratohet një statut të ri, PD nuk është pronë

Shtohen zërat që kërkojnë largimin e Bashës, Kulluri:
Edvin Kulluri

Janë shtuar zërat nga kampi i djathtë, që kërkojnë largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes që shënoi PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri që njihet si një zë kritik ndaj Bashës, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit dhe një reformim të kësaj partie.

Ai shton se reformimi duhet të ndodhë në bazat e ideologjisë, por dhe të organizimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thotë se duhet t'u kthehet rëndësia strukturave lokale dhe qendrore.

"Partia Demokratike duhet të vendosë të reformohet thellësisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht! Një parti serioze nuk mund të jetë edhe liberale edhe social-demokrate edhe konservatore njëkohësisht! Po aq sa nuk mund të jetë model qeverisjeje nëse nuk përfill anëtaresinë, strukturat lokale dhe qendrore por funksionon si sekt i kryetarit! Garancia e suksesit janë parimet dhe vlerat!"-shkruan Kulluri.

Ky i fundit nënvizon se, nëse nuk realizohen këto PD do mbetet "spektatore e fitoreve të kundërshtarit". Duke evidentuar se PD nuk është pronë, ai shton se "Këshilli Kombëtar duhet të udhëheqë një proces zgjedhor dhe debati politik në bazë, për të përfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit te ri! Dhe po aq e rëndësishme është miratimi i një statuti të ri demokatik ku ndarja e pushteteve të garantojë lirinë e debatit, konkurencën e hapur dhe autonominë e nevojshme të strukturave lokale".

Të fundit