Flash News

E-TJERA

Shtrëngimi i masave anti-Covid, nga e mërkura mbyllemi në orën 20.00

Shtrëngimi i masave anti-Covid, nga e mërkura mbyllemi në

Ndërsa kryeministri paralajmëroi shtrëngim të masave anti-covid për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve në vend, nesër (e mërkurë) pritet të mblidhet Komiteti Teknik i ekspertëve për të zyrtarizuar masa shtesë.

Mësohet se një nga masat që pritet të merret është mbyllja e vendit që në orën 20.00 nga 22.00 që është aktualisht.

Lidhur me ketë vendim janë autoritetet kanë njoftuar që sot baret dhe restorantet, duke u kërkuar pronarëve që të marrin masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme.

Këto masa vijnë në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm numri i viktimave, por edhe rastet e infeksionit i kalojnë një mijë raste në 24 orë.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistruan 16 viktima dhe 1239 raste të reja. Madje, autoritetet kanë dyshime të forta se në vendin tonë kanë hyrë edhe variantet e reja të Covid-19 nga Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe.

Të fundit