Flash News

E-TJERA

Shtyhet afati i regjistrimit të nxënësve në arsimin parauniversitar

Shtyhet afati i regjistrimit të nxënësve në arsimin

Shtyhen afatet e regjistrimit të nxënësve në shkolla për këtë vit arsimor për nxënësit e klasave të 10-ta.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se afati i fundit për regjistrmin në gjimnaze për vitin e ri shkollor 2023-2024 do të jetë dita e hënë, datë 4 shtator, ora 23:59. Afati i mëparshëm për regjistrimin në gjimnaz ishte data 1 shtator.  Viti i ri shkollor do të nis me datë 11 shtator.

 “Shtyrje e afatit të regjistrimit, për vitin shkollor 2023-2024.
Të nderuar prindër dhe nxënës!
????Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
????Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.”, thuhet në njoftim.

  

Të fundit