Flash News

E-TJERA

Shtyhet gjyqi për Adriatik Llallën, në seancë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane

Shtyhet gjyqi për Adriatik Llallën, në seancë edhe

Është shtyrë gjyqi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka qenë mungesa e avokatëve.

Gjithashtu mësohet se në seancën e sotme kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dha pretencën ku kërkoi 2 vite burg për Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik si dënim plotësues.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi për sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llala, pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit