Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca, Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në SPAK

Shtyhet seanca, Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në SPAK

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.

Beleri ka refuzuar të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit. “Të isha në pozita të tjera do të doja shumë të flisja, por në këto kushte ku në dosje janë futur dokumente të falsifikuara, refuzoj të flas. Nuk kam besim tek kjo prokurori”, ka thënë Beleri.

Më herët gjykata pranoi kërkesën e SPAK, për tu lexuar dy dëshmitë e dëshmitarit Abdyl Rama të dhëna në prokurorinë e Vlorës dhe atë Speciale në Tiranë. Vendimi erdhi pas verifikimit të ardhur nga policia, për herë të tretë që nuk e gjente në banesë, dhe sipas TIMS, rezulton jashtë vendit pa adresë të përcaktuar që më datë 22 korrik 2023.

Burgosja e Belerit ka shkaktuar tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë pasi kjo e fundit kërcënoi se integrimi evropian i Tiranës, do të ishte i pamundur pa liruar fillimisht Belerin.

Athina vendosi edhe bllokadën e parë pasi nuk pranoi të firmoste letrën nga 27 vendet anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit.

Të fundit