Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca në Apel ndaj Adriatik Llallës, avokati kërkon më shumë kohë për t'u mbrojtur

Shtyhet seanca në Apel ndaj Adriatik Llallës, avokati kërkon

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për çështjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë për në datën 16 Korrik në orën 11:00. Avokati i ish-kryeprokurorit ka kërkuar më shumë kohë për t'u mbrojtur.

Dy anëtarët e trupës gjykuese, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara kanë dhënë sot dorëheqjen për shkak se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Ata janë zëvendësuar nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri. Relatore në trupën gjykuese ndaj çështjes së Adriatik Llallës është gjyqtarja Nertina Kosova. 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të ankimojë në apel vendimin e 20 Majit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u dënua nga kjo gjykatë me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalës iu konfiskuan dhe disa pasuri si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Të fundit