Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, këshilltari i Metës: Nuk ka shkarkim të presidentit

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, këshilltari i Metës:

Përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj shprehet i bindur se nuk do të ketë shkarkim të Ilir Metës.

Në përfundim të seancës maratone, ku Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë seancën për të enjten në orën 10.00, Dervishaj tha se nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim.

Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin për të gjithë trupën gjyqësore. Kemi deklaruar se do të ndjekim deri në fund këtë gjykim. Relatorja në këtë çështje është caktuar pa short. Vihet në dyshim anshmëria. Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim,” tha Dervishaj.

 

 

Të fundit