Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit (Arsyeja)

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit (Arsyeja)

Është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej avokatëve të kompanisë Integreated Tecnology Service qe do te realizonte mbrojtjen.

Në seanca po ashtu mungonin ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari Alqi Bllako.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 21 shtator, në orën 9:30.

Sipas prokurorisë Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ka dhënë me koncesion dhe ka lejuar ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit duke përfituar ryshfet 3.7 milionë euro nga administratorët e kompanisë.

Ndërsa Alqi Bllako  në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë organizuar  procedurën për ngritjen dhe dhënien me koncension të inceneratorit në kundërdshti me ligjin.

Të fundit