Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën, shkaku

Shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën, shkaku
Adriatik Llalla

Seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është shtyrë sërish. Ai ka qenë i pranishëm sot në GJKKO. Seanca e radhës është caktuar për ditën e enjte më 22 prill, në orën 13:00.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë fakti i njoftimit të dëshmitarëve, që të kalohej në fazën e pyetjes së tyre. Llalla akuzohet për mosdeklarimin e pasurisë.

Në seancën e kaluar u vendos që ish-kryeprokurori të gjykohet me procedurë të zakonshme.

Të fundit