Flash News

E-TJERA

Shtyrja e seancës për VKM-në e pronave, avokati: Rama ka ushtruar trysni mbi Gjykatën

Shtyrja e seancës për VKM-në e pronave, avokati: Rama ka ushtruar

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me shtyrjen e seancës në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e pronave me VKM.

Gjokutaj për ‘News24’ tha se gjykata po mundohet të gjejë shkaqe për të shtyrë seancën dhe se pretendimi i sotëm bie ndesh me praktikën e kësaj të fundit.

Sakaq shtoi se ndërhyrja hapur nga kryeministri Edi Rama përmes një statusi në ‘Twitter’, e ka trysnuar Gjykatën.

Çështja është delikate nga objekti i saj, vullneti opozitar që është çuar me të drejtë nga deputetët në gjykatë. Kjo gjykatë ka kaluar për gjykim pra do të thotë që ka një problem aty për t’u gjykuar. Hera e dytë që shtyhet, shkaku i sotëm nuk ka qenë prezent herën e parë, ka pasur një shkak tjetër.

Pra nëse këto do ishin vërtetë shkaqe, bashkë me pretendimin e seancës së parë, duhej të shtonin edhe këtë të sotëm. GJK në çdo seancë mundohet të rrëmojë shkaqe të ndryshme për të shtyrë seancën. Mundohet të gjejë artifica deri sa të ndodhë çfarë të ndodhë. Pretendimi sot bie ndesh me praktikën e gjykatës. Ndërhyrja hapur nga kryeministri përmes një statusi në Twitter, e ka trysnuar Gjykatën”, deklaroi Gjokutaj.

 

Të fundit