Flash News

E-TJERA

Si e kujton Blendi Fevziu mbrëmjen e vrasjes së Azem Hajdarit: Një rrebesh nisi disa minuta më pas

Si e kujton Blendi Fevziu mbrëmjen e vrasjes së Azem Hajdarit:

Në Shqipëri u përkujtua sot 25 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej ish figurave kryesore të udhëheqjes së lëvizjes studentore në dhjetor të vitit 1990, e cila hapi rrugën për rrëzimin e regjimit komunist në vend dhe shpalljen e pluralizmit politik.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu është kthyer pas në kohë dhe shkruan në një postim në rrjetet sociale se si e kujton mbrëmjen kur u vra me armë themeluesi i PD.

“E vrane 25 vjet me pare, duke dale nga selia e Partise se tij. E mbaj mend shume mire ate mbremje dhe rrebeshin qe nis disa minuta me pas. Me Azem Hajdarin kam bere ca vite rruge ne fillimet e mia. E njoha per here te pare mengjesin e dates 9 Dhjetor 1990, tek demostrata prane Liceut.

Me pas e takova gjithe ato dite te Levizjes Studentore. Themelues i PD, opozita e pare antikomuniste; Kryetar i pare i saj; deputet rebel ne natyre dhe ne stilin e jetes, Azem Hajdari ishte nje figure komplekse.

Nje njeri qe do mbaje ndezuar debatet historike, per jeten si dhe vdekjen e tij. Por sot, 25 vjet me pas secili nga ne duhet ta falenderoje per gjithcka dha, aq kohe sa pati jete. Qofte ne paqe”, shkruan Fevziu.

 

 

Të fundit